Aksident në mes një veture dhe motoçiklete në qendër të Prishtinës, lëndohet një person
Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë (në kryçëzimin afër Ministrisë së Arsimit). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis…
Lajme
Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë (në kryçëzimin afër Ministrisë së Arsimit).
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Plana.
Sipas tij, me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.