Pamje: Detaje për arrestimin e 3 të dyshuarve për fajde në Prizren, Beqir Selimi duke tentuar të ikte goditi me veturë policin e qytetaren

Policia e Kosovës, gjegjësisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, së bashku me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, me datën 18.08.2026 ka realizuar operacionin policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘fajde’. Gjatë…

Lajme

19/08/2026 14:21

Policia e Kosovës, gjegjësisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren, së bashku me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, me datën 18.08.2026 ka realizuar operacionin policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘fajde’.

Gjatë veprimeve operative të ndërmarra janë arrestuar 3 persona të dyshuar: Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.

I dyshuari Beqir Selimi, përveç veprës penale të ‘fajdesë’ është i dyshuar edhe për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘aksident trafiku me lëndime’, pasi që gjatë tentimit të tij për të shmangur arrestimin, duke goditur me veturë ka lënduar një zyrtar policor dhe një qytetare.

Të dyshuarit lidhur me këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale viktimës.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarve në 3 lokacione të ndryshme në komunën e Prizrenit, me ç‘rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale.

Ndaj tre personave të dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Lajmi.net/

YouTube player