Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin e një gruaje që është zhdukur në Gjakovë
Policia e Kosovës në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit me qëllim të lokalizimit dhe gjetjes së personit të zhdukur, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me mediat dhe qytetarët. Personi i raportuar i zhdukur është: – Makfirete Kamer Avdylaj e lindur me 18.09.1980 banuese në lagjen “Brekoc”, Gjakovë. “Luten të gjithë qytetarët që kanë…
Lajme
Policia e Kosovës në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit me qëllim të lokalizimit dhe gjetjes së personit të zhdukur, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me mediat dhe qytetarët.
Personi i raportuar i zhdukur është:
– Makfirete Kamer Avdylaj e lindur me 18.09.1980 banuese në lagjen “Brekoc”, Gjakovë.
“Luten të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur apo çfarëdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës ju falënderon paraprakisht për bashkëpunimin dhe ndihmën tuaj.
Numri pa pagesë: 192 ose 0800 19999
E-mail: [email protected]
Aplikacioni digjital: “Lajmëro Policinë””, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: