Dy vëllezër kapen duke prerë dru afër kufirit Kosovë-Serbi, KFOR-i e lajmëron Policinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Në raportin 24-orësh është thënë se i dyshuari ishte duke prerë dru. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Zajqevc të Kamenicës. “KALIM I ILEGAL I KUFIRIT. Fsh. Zajqevc, Kamenicë…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor.
Në raportin 24-orësh është thënë se i dyshuari ishte duke prerë dru.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Zajqevc të Kamenicës.
“KALIM I ILEGAL I KUFIRIT. Fsh. Zajqevc, Kamenicë / 18.08.2026 – 20:00. Policia ka pranuar një informatë nga KFOR-i gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru. Pas ftesës në stacion ka ardhur edhe i dyshuari i dytë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin 24-orësh