Pacolli rrugës për te Liqeni i Radoniqit: Do të rrënohen disa objekte që janë ndërtuar pa leje në pronën publike

Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka publikuar sot një video rrugës për në Gjakovë, saktësisht për te Liqeni i Radoniqit. Ajo ka njoftuar se sot aty do të zhvillohet një aksion i Inspektoratit Mjedisor, shkruan lajmi.net. “Mirëmëngjesi, jam rrugës për te Liqeni i Radoniqit për të përcjellë nga afër punën…

Lajme

19/08/2026 09:38

Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka publikuar sot një video rrugës për në Gjakovë, saktësisht për te Liqeni i Radoniqit.

Ajo ka njoftuar se sot aty do të zhvillohet një aksion i Inspektoratit Mjedisor, shkruan lajmi.net.

“Mirëmëngjesi, jam rrugës për te Liqeni i Radoniqit për të përcjellë nga afër punën e Inspektoratit Mjedisor, i cili do të rrënoj disa prej objekteve që janë ndërtuar pa leje në pronën publike.  Aksioni jonë për vendosjen e ligjshmërisë anë e mbanë Kosovës dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: