Arrestohen tre të mitur në Pejë, therrën me thikë një person tjetër

Tre persona të mitur janë arrestuar dje në Pejë, sepse pas një përleshje kanë therrur me thikë një person. Lëndime të lehta ka pësuar edhe një person tjetër, dhe të dy janë dërguar për tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gas, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.…

Lajme

19/08/2026 09:27

Tre persona të mitur janë arrestuar dje në Pejë, sepse pas një përleshje kanë therrur me thikë një person.

Lëndime të lehta ka pësuar edhe një person tjetër, dhe të dy janë dërguar për tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gas, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Agim Qela, Pejë / 18.08.2026 – 09:40. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, pasi që pas një përleshje dyshohet se kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë si dhe një pistoletë me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/