Arrestohet një person në Skenderaj, e kapi për dore një polic dhe e tërhoqi
Një person është arrestuar dje në mbrëmje në Skenderaj. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mbrëmë në orën 21:45, në rrugën “28 Nëntori” kishte sulmuar një polic, transmeton lajmi.net. Polici kishte ndërhyrë në një fjalosje që i dyshuari kishte me disa persona të tjerë. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari e kishte tërhequr nga dora policin. Raporti…
Lajme
Një person është arrestuar dje në mbrëmje në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mbrëmë në orën 21:45, në rrugën “28 Nëntori” kishte sulmuar një polic, transmeton lajmi.net.
Polici kishte ndërhyrë në një fjalosje që i dyshuari kishte me disa persona të tjerë. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari e kishte tërhequr nga dora policin.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj / 18.08.2026 – 21:45. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte kapur nga dora dhe e kishte tërhequr një zyrtar policor i cili kishte ndërhyrë gjatë një fjalosje që i dyshuari kishte me disa persona tjerë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/