Gruas i grabitet zinxhiri i arit në derë të ashensorit- Policia arreston të dyshuarin
Viktima femër në Fushë-Kosovë ka raportuar se një person i dyshimtë i panjohur në derë të ashensorit ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari. I dyshuari ka ikur me veturë me targa vendore. Viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Pas hetimeve të zhvilluara i dyshuari është…
Lajme
Viktima femër në Fushë-Kosovë ka raportuar se një person i dyshimtë i panjohur në derë të ashensorit ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari.
I dyshuari ka ikur me veturë me targa vendore.
Viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar.
Pas hetimeve të zhvilluara i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajminet/