PDK vazhdon aksionin para Qeverisë për të pestën ditë

Për të pestën ditë me radhë, deputetë të PDK-së kanë vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar thirrjen dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Aksionit sot i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës, ndërsa para Qeverisë janë mbledhur edhe disa prodhues vendorë. Të pranishmit kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës, transmeton…

Lajme

19/08/2026 08:13

Për të pestën ditë me radhë, deputetë të PDK-së kanë vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar thirrjen dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit sot i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës, ndërsa para Qeverisë janë mbledhur edhe disa prodhues vendorë. Të pranishmit kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës, transmeton lajmi.net.

Deputetët e PDK-së kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të thërrasë seancën konstituive, duke e konsideruar zvarritjen e saj si shkak të vazhdimit të ngërçit institucional.

Në aksionin e sotëm morën pjesë edhe deputetet Vlora Çitaku dhe Blera Deliu.

Nga PDK-ja kanë bërë të ditur se aksionet do të vazhdojnë deri në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit./lajmi.net/