Sot nis rigjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Në Gjykatën Themelore të Pejës sot nis rigjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, një ngjarje e rëndë që tronditi vendin në vitin 2021. Në bankën e të akuzuarve janë Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat lidhur me sulmin ndaj autobusit të kompanisë “Erblini”, ku mbetën të…

Lajme

19/08/2026 08:09

Në Gjykatën Themelore të Pejës sot nis rigjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, një ngjarje e rëndë që tronditi vendin në vitin 2021.

Në bankën e të akuzuarve janë Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat lidhur me sulmin ndaj autobusit të kompanisë “Erblini”, ku mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një tjetër person u plagos rëndë, transmeton lajmi.net.

Rigjykimi vjen pasi trupi gjykues vendosi në korrik që çështja të kthehet në rigjykim, pas procedimit të një prove të re në këtë rast.

Sipas aktakuzës, Kastriot Mehmetaj dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj autobusit, duke goditur për vdekje shoferin dhe dy nxënës./lajmi.net/