Mblidhet kryesia e PDK-së – Hamza: Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e përbashkët
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar të martën mbledhjen e radhës, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat që kjo parti pritet të ndërmarrë në vazhdim. Gjatë mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka vlerësuar angazhimin e Grupit Parlamentar të partisë në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe parimeve demokratike, duke…
Lajme
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar të martën mbledhjen e radhës, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat që kjo parti pritet të ndërmarrë në vazhdim.
Gjatë mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka vlerësuar angazhimin e Grupit Parlamentar të partisë në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe parimeve demokratike, duke i dhënë atij mirënjohje për punën e bërë, transmeton lajmi.net.
Sipas PDK-së, në zhvillimet e fundit politike janë evidentuar shkelje të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës.
Partia ka vlerësuar se këto veprime cenojnë funksionimin demokratik dhe parlamentar të institucioneve të vendit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik është përgjegjësi e të gjithëve.
Hamza ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e këtij obligimi.
Në fund të mbledhjes, Kryesia e PDK-së ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet politike dhe, sipas saj, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë.
Komunikata e plotë:
Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
Prishtinë, 18 gusht – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.
Në mbledhje iu dha mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.
Kryesia e PDK-së vlerësoi se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, duke konkluduar se këto paraqesin cenim të vetë themeleve të shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët dhe se PDK-ja është e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi.
Kryesia e PDK-së u shpreh se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë./lajmi.net/