Arrestohet në Prizren një i dënuar me shtatë muaj burgim për lëndim të lehtë trupor

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është arrestuar një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor. I arrestuari është F.S nga ky qytet, dhe se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Postimi: Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për  lëndim trupor Prizren, 18  gusht 2026…

Lajme

18/08/2026 17:59

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është arrestuar një i dënuar me 7 muaj burg për lëndim trupor.

I arrestuari është F.S nga ky qytet, dhe se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Postimi:

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burg për  lëndim trupor

Prizren, 18  gusht 2026

Më datë 18 gusht 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore  kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F.S. mashkull  nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte  dënuar shtatë (7) muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, i KPRK-së.

I arrestuari F.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.