Përleshje mes disa vajzave të mitura në një qendër tregtare në Drenas, publikohen pamje
Një përleshje mes disa vajzave të mitura ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një Qendër Tregtare në Drenas. Klankosova.tv ka publikuar pamjet nga rasti në fjalë. Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka deklaruar se hetuesit policor i kanë identifikuar dhe intervistuar…
Lajme
Një përleshje mes disa vajzave të mitura ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një Qendër Tregtare në Drenas.
Klankosova.tv ka publikuar pamjet nga rasti në fjalë.
Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se hetuesit policor i kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe rasti është iniciuar sot.
“Në video shihet një përleshje në mes të disa personave (të mitura). Rasti ka ndodhë në një qendër tregtare në Drenas. Menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe është inicuar rast. Aktualish për rastin e cilësuar Sulm, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin”, ka thënë Ahmeti.