Kurti bashkë me Nagavcin dhe Muratin në takim me LDK-në, thotë se po shkojnë me “pozitivitet”
Kryetari i VV-së, Albin Kurti së bashku me Arbërie Nagavcin dhe Hekuran Muratin kanë arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe deputeten e zgjedhur, Vjosa Osmani. Para takimit, Kurti foli shkurt për media, ku tha se do të shikojnë se si mund…
Lajme
Kryetari i VV-së, Albin Kurti së bashku me Arbërie Nagavcin dhe Hekuran Muratin kanë arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe deputeten e zgjedhur, Vjosa Osmani.
Para takimit, Kurti foli shkurt për media, ku tha se do të shikojnë se si mund të ecin për para për konstituim të institucioenve.
“Do të takohemi me udhëheqësin e LDK-së dhe do të shohim se si mund të ecim përpara që të konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të. Natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive.”, u shpreh Kurti para mediave.
Kur u pyet nga mediat se a pritet të propozohet ndonjë emër për president, Kurti nuk u përgjigj. /lajmi.net/