Në Maqedoni të Veriut regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor
Një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut. Këtë e bëri të ditur, drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Pacienti kishte qëndruar për 27 ditë nën trajtim në këtë klinikë. Sipas Canës, bëhej fjalë për një 76-vjeçar, i cili ishte sjellë në gjendje jashtëzakonisht…
Lajme
Një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut.
Këtë e bëri të ditur, drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.
Pacienti kishte qëndruar për 27 ditë nën trajtim në këtë klinikë.
Sipas Canës, bëhej fjalë për një 76-vjeçar, i cili ishte sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe me formën neuroinvazive të sëmundjes. Tek ai ishte konfirmuar virusi i Nilit Perëndimor, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Ky është rasti i katërt me përfundim fatal nga ethet e Nilit Perëndimor i regjistruar në vend. Ndërkohë, 15 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Deri tani, prania e virusit është vërtetuar te 36 pacientë, ndërsa gjatë ditëve në vijim priten rezultate të reja.