Pezullohen katër linja të transportit nga Fushë Kosova drejt Prishtinës, shkaku i problemeve financiare
Katër linja të autobusëve nga Fushë Kosova drejt Prishtinës do të pezullohen përkohësisht nga 19 gushti 2026. Tri kompani të transportit kanë bërë të ditur se nuk do të mund ta vazhdojnë përkohësisht shërbimin në këto linja, duke përmendur problemet financiare dhe rritjen e shpenzimeve të operimit, transmeton lajmi.net. Pezullimi prek linjat Grabovc–Prishtinë–Grabovc, Harilaq–Prishtinë–Harilaq, Hencë–Prishtinë–Hencë…
Lajme
Katër linja të autobusëve nga Fushë Kosova drejt Prishtinës do të pezullohen përkohësisht nga 19 gushti 2026.
Tri kompani të transportit kanë bërë të ditur se nuk do të mund ta vazhdojnë përkohësisht shërbimin në këto linja, duke përmendur problemet financiare dhe rritjen e shpenzimeve të operimit, transmeton lajmi.net.
Pezullimi prek linjat Grabovc–Prishtinë–Grabovc, Harilaq–Prishtinë–Harilaq, Hencë–Prishtinë–Hencë dhe Miradi e Epërme–Prishtinë–Miradi e Epërme.
Sipas kompanive, rritja e çmimit të karburantit dhe kostot e tjera të operimit e kanë bërë të vështirë mbulimin e shpenzimeve për vazhdimin e qarkullimit në këto linja.
Vendimi pritet të krijojë vështirësi për banorët e këtyre fshatrave, të cilët i shfrytëzojnë autobusët për udhëtimet e përditshme drejt Prishtinës dhe anasjelltas.
Kompanitë kanë thënë se para pezullimit u janë drejtuar institucioneve përkatëse, me kërkesën që të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e transportit.
Ato presin që institucionet ta shqyrtojnë situatën dhe të ndërmarrin hapa për mundësimin e rikthimit të shërbimit në këto linja./lajmi.net/