Gërvalla i lutet opozitës: Ejani në takim, të flasim – shmangia e krizës institucionale është detyrim i gjitha subjekteve

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla ka reaguar pas takimit të thirrur nga u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu, që u bojkotua nga partitë opozitare. Gërvalla, që çdo ditë hedh akuza të rënda ndaj opozitës, në postimin e saj i është lutur atyre që të vijnë në takim dhe të flasin, transmeton lajmi.net. “Ejani në takim! Të…

Lajme

18/08/2026 13:35

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla ka reaguar pas takimit të thirrur nga u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu, që u bojkotua nga partitë opozitare.

Gërvalla, që çdo ditë hedh akuza të rënda ndaj opozitës, në postimin e saj i është lutur atyre që të vijnë në takim dhe të flasin, transmeton lajmi.net.

“Ejani në takim! Të flasim! Aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit! Kjo është pjekuri politike e përgjegjësi shtetërore. Gjithçka tjetër jashtë saj është ikje nga kjo përgjegjësi e përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar.”, ka shkruar ndër të tjera zëvendëskryeministrja në detyrë.

Postimi i plotë:

Ejani në takim! Të flasim! Aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit! Kjo është pjekuri politike e përgjegjësi shtetërore. Gjithçka tjetër jashtë saj është ikje nga kjo përgjegjësi e përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar.

Kosova nuk ka nevojë për një tjetër ngërç institucional. Ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe marrëveshje.

Në këtë moment, interesat partiake duhet t’i lënë vend interesit të Republikës. Marrëveshja nuk është dobësi politike. Është përgjegjësi shtetërore. Shmangia e krizës institucionale nuk është çështje e një partie, por detyrim i të gjitha subjekteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj vetë Republikës.

Kush kërkon zgjidhje, nuk bën zhurmë dhe nuk i ikën tavolinës së dialogut. Kush kërkon përgjegjësi, nuk bën zhurmë dhe nuk i shmanget një takimi që mund të prodhojë marrëveshje. Dhe kush e vendos Republikën mbi interesin partiak e personal, nuk bën zhurmë dhe nuk e përdor krizën institucionale si instrument politik.

Në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, u diskutua pikërisht nevoja për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale e krijuar. Të gjitha subjektet politike duhet të kontribuojnë maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, përmes propozimit të emrave konkretë për presidentin konsensual. Nuk kërkohet që të pajtohemi për gjithçka. Kërkohet të kemi guximin politik të gjejmë dakordimin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit.

Ejani në takim! Të flasim! Aty kontribuohet për zgjidhjen që i duhet shtetit! Kjo është pjekuri politike e përgjegjësi shtetërore. Gjithçka tjetër jashtë saj është ikje nga kjo përgjegjësi e përbuzje e besimit dhe vullnetit qytetar./lajmi.net/