Përleshje mes të rinjve në Pejë, dy persona plagosen me mjet të mprehtë
Dy persona janë lënduar mëngjesin e së martës në Pejë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të të rinjve. Incidenti është regjistruar rreth orës 09:40 në rrugën “Agim Çelaj”, ku gjatë konfliktit dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e…
Lajme
Dy persona janë lënduar mëngjesin e së martës në Pejë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të të rinjve.
Incidenti është regjistruar rreth orës 09:40 në rrugën “Agim Çelaj”, ku gjatë konfliktit dy persona kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’ rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në Spital”, ka deklaruar Rugova.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht se si ka ardhur deri te përleshja dhe rrethanat e plagosjes së dy personave./lajmi.net/