Rritet numri i shtatzënive të arritura përmes IVF-së në QKUK

Numri i shtatzënive të arritura përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shënon rritje. Sot është konfirmuar edhe një shtatzëni e re e arritur përmes procedurave të IVF-së në Klinikën e Gjinekologjisë. Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë…

Lajme

18/08/2026 12:33

Numri i shtatzënive të arritura përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shënon rritje.

Sot është konfirmuar edhe një shtatzëni e re e arritur përmes procedurave të IVF-së në Klinikën e Gjinekologjisë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndreaj.

Ndërkohë, vetëm para disa ditësh, në këtë klinikë ishin konfirmuar edhe dy shtatzëni të tjera të arritura përmes IVF-së.

Këtyre rasteve u paraprin edhe rasti i parë i shtatzënisë së konfirmuar përmes procedurave të IVF-së në QKUK, duke e çuar në rritje numrin e rasteve të suksesshme të trajtuara në Klinikën e Gjinekologjisë.