Çitaku: A e dini çka nuk është normale në demokraci? Shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet politike në vend, duke thënë se dialogu, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet politike janë pjesë normale e demokracisë. Çitaku ka thënë se ajo që nuk është normale është shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës. “Në demokraci, dialogu, marrëveshjet apo mosmarrëveshjet politike janë normale. A e dini çka…

Lajme

18/08/2026 12:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet politike në vend, duke thënë se dialogu, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet politike janë pjesë normale e demokracisë.

Çitaku ka thënë se ajo që nuk është normale është shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës.

“Në demokraci, dialogu, marrëveshjet apo mosmarrëveshjet politike janë normale. A e dini çka nuk është normale në demokraci? Shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm kur u konvenon palëve politike.

“Kushtetuta nuk është çështje disponimi politik. Nuk respektohet vetëm kur të konvenon dhe nuk anashkalohet kur të pengon”, ka deklaruar ajo.

Sipas Çitakut, demokracia nuk matet vetëm me rezultatin zgjedhor, por edhe me respektimin e kufijve që përcaktohen nga ligji dhe Kushtetuta.

“Sepse demokracia nuk matet vetëm me votën që e fiton, por edhe me respektim të kufijve që na i ka caktuar ligji dhe Kushtetuta”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/