Rama: Kurti shkeli vendimet e Kushtetueses, përçmoi prokurorët e keqpërdori paranë publike- Kosova s’është pronë e tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar edhe një herë me kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Rama tha se Kurti ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët si dhe ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale. Ai këtë deklarim e bëri pas nënshkrimit të nismës nga IKD për ndryshimet…

Lajme

18/08/2026 11:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar edhe një herë me kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Rama tha se Kurti ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët si dhe ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale.

Ai këtë deklarim e bëri pas nënshkrimit të nismës nga IKD për ndryshimet në kod që të mos keqpërdoren paratë publike për përfitime elektorale.

“Këto nuk janë vetëm shkelje. Janë rrezik për demokracinë dhe shtetin tonë.Prandaj sot iu bashkova qytetarëve dhe nënshkrova peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike për përfitime elektorale”,deklaroi Rama.

Ai tha se Kosova është shtet i të gjithëve, e jo pronë e një partie./Lajmi.net/