Haxhiu: S’po e mbaj me kushedi çfarë qefi pozitën e u.d presidentes, kushdo që mendon se po bëj shkelje le t’i drejtohet Kushtetueses
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive të tjera politike që kushdo që mendon se është shkelur Kushtetua që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ajo tha se vitin e kaluar e kanë bërë më shumë se 3-4 herë. “Sa i përket mandatit tim kushdo që mendon se unë po e ushtroj…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive të tjera politike që kushdo që mendon se është shkelur Kushtetua që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se vitin e kaluar e kanë bërë më shumë se 3-4 herë.
“Sa i përket mandatit tim kushdo që mendon se unë po e ushtroj detyrën time në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese ju lutem që të çojnë në Kushtetuese e të pyesin. Nëse unë nuk e ushtroj detyrën e presidentes, atëherë kush e ushtron.Është e paqartë se si të premten jam ushtruese e detyrës, ndërsa të hënën dhe të martën nuk jam.Kam pranuar emrat për KQZ duke u referuar si u.d presidente, ndërsa sot nuk jam. Le të tregojnë arsye tjera, por jo të përmendin këtë sepse kjo flet më tepër për mungesën e vullnetit politik se sa për atë që jam”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Haxhiu tha se ka shumë dekrete që i ka nënshkruar kështu që lirshëm një prej tyre le të zgjedhin qoftë edhe atë për KQZ-në sepse do veproj, e më pas le t’ua konfirmon Kushtetuesja nëse është shkelur apo jo.
“Nuk jam duk e mbajtur me kushedi çfarë qefi, ndërsa ju e dini se për këtë pozitë duhet të jetë dikush që s’është i ndonjë partie politike formimi im politik është në Vetëvendosje e unë aty do vazhdoj të formohem politikisht.”./Lajmi.net/