Haxhiu: Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen sërish së shpejti, VV-ja thotë se është për një president konsensual
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të zhvillojë së shpejti një tjetër takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila përfaqësohet me 53 deputetë, nuk synon që presidenti i ardhshëm të jetë nga…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të zhvillojë së shpejti një tjetër takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila përfaqësohet me 53 deputetë, nuk synon që presidenti i ardhshëm të jetë nga radhët e saj, duke theksuar se qëndrimi i partisë është për një president konsensual, shkruan lajmi.net.
“VV, që përfaqësohet me 53 deputetë, janë për një president konsensual”, ka deklaruar Haxhiu, duke iu referuar edhe takimeve të ardhshme mes partive politike.
Ajo ka bërë të ditur se takimi i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të zhvillohet shumë shpejt, ndërsa ka shprehur shpresën që në dialogun politik të përfshihen edhe partitë e tjera.
“Me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt. U takon atyre kur do të ndodhë ky takim, por uroj që këtyre takimeve t’u bashkohen edhe partitë tjera e jo të refuzojnë takimet, sepse kjo nuk çon në asnjë marrëveshje”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, Kurti ka njoftuar se takimet me subjektet politike do të vazhdojnë së shpejti, në përpjekje për të avancuar drejt një marrëveshjeje politike. /Lajmi.net/