Bashkëjetesa me të miturën prej disa muajsh, Policia nis hetimet pas paraqitjes në stacion
Një rast i dyshuar i bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç është iniciuar në Gjakovë, pasi një person është paraqitur në stacionin policor së bashku me një vajzë 16-vjeçare, me të cilën, sipas Policisë, ishte duke bashkëjetuar prej disa muajsh. Rasti është paraqitur më 17 gusht 2026 në stacionin policor në Gjakovë. “Është…
Lajme
Një rast i dyshuar i bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç është iniciuar në Gjakovë, pasi një person është paraqitur në stacionin policor së bashku me një vajzë 16-vjeçare, me të cilën, sipas Policisë, ishte duke bashkëjetuar prej disa muajsh.
Rasti është paraqitur më 17 gusht 2026 në stacionin policor në Gjakovë.
“Është paraqitur i dyshuari m/k së bashku me viktimën f/k, 16 vjeçare, me të cilën është duke bashkëjetuar qe disa muaj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet më tej nga njësitë e hetuesisë rajonale. /Lajmi.net/