Ndalohet i dyshuari në Arllat, në veturë e shtëpi i gjenden armë në mesin e tyre edhe një AK-47

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me disa njësi kanë ndaluar veturën që po drejtohej nga i dyshuari mashkull, në Arllat. Gjatë kontrollit në veturë dhe në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë, një AK-47, 49 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 7.15…

Lajme

18/08/2026 10:05

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me disa njësi kanë ndaluar veturën që po drejtohej nga i dyshuari mashkull, në Arllat.

Gjatë kontrollit në veturë dhe në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë, një AK-47, 49 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 7.15 gramëve.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/