I ofroi 50 euro policit për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 03:20 të 17 gushtit, shkruan lajmi.net. “Është arrestuar një person i dyshuari për shkak se i njëjti u kishte…

Lajme

18/08/2026 10:05

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, rreth orës 03:20 të 17 gushtit, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar një person i dyshuari për shkak se i njëjti u kishte ofruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro në këmbim të mos-shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/