Protestë në Zagori të Vushtrrisë kundër ndërtimit të kishës, Policia në vendin e ngjarjes

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në fshatin Zagori të Vushtrrisë, ku qytetarë po protestojnë kundër vendosjes së gurthemelit dhe ndërtimit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”. Protesta është zhvilluar një ditë pasi “Lëvizja për Rikthim” ka vendosur gurthemelin në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i kishës. Për të garantuar rendin dhe sigurinë,…

Lajme

18/08/2026 09:51

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në fshatin Zagori të Vushtrrisë, ku qytetarë po protestojnë kundër vendosjes së gurthemelit dhe ndërtimit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”.

Protesta është zhvilluar një ditë pasi “Lëvizja për Rikthim” ka vendosur gurthemelin në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i kishës.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, zyrtarët policorë janë vendosur pranë lokacionit, ndërsa po monitorojnë nga afër situatën dhe po ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të mundshme.

Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë incident gjatë protestës.

Situata në Zagori po vazhdon të monitorohet nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/