Dy veprime të rrezikshme në trafik, Policia gjobit shoferin në Pejë me 250 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer në Pejë është gjobitur me gjithsej 250 euro për dy kundërvajtje të ndryshme në trafik. Sipas njoftimit të Policisë, më 12 gusht 2026, shoferi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin një pjesë të trupit jashtë dritares së veturës. Pamjet e rastit ishin publikuar…

Lajme

18/08/2026 09:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer në Pejë është gjobitur me gjithsej 250 euro për dy kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, më 12 gusht 2026, shoferi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin një pjesë të trupit jashtë dritares së veturës. Pamjet e rastit ishin publikuar në disa portale, pas së cilave Policia e kishte ftuar vozitësin dhe ndaj tij kishte shqiptuar gjobë prej 100 eurosh.

Ndërkohë, më 16 gusht, pas publikimit të një tjetër videoje në rrjetet sociale, ku shihej i njëjti kundërvajtës duke kryer një kthim gjysmërrethor në mënyrë të vrullshme, Policia e kishte ftuar sërish.

Sipas Policisë, me këtë veprim ai kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe për këtë kundërvajtje është gjobitur me 150 euro.

Në total, ndaj shoferit janë shqiptuar 250 euro gjoba për dy veprime të rrezikshme në trafik. /Lajmi.net/