Çitaku rikthen aksionet para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe zhbllokoje shtetin
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar sërish një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke rikthyer thirrjet për zhbllokimin e situatës institucionale. Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të kontribuojë, sipas saj,…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar sërish një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke rikthyer thirrjet për zhbllokimin e situatës institucionale.
Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend dhe të kontribuojë, sipas saj, në rikthimin e rendit kushtetues.
“Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka akuzuar Kurtin se po mban peng shtetin dhe institucionet për interesa politike e individuale, duke kërkuar që situata aktuale të mos vazhdojë të rëndojë funksionimin institucional.
“Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake!”, ka deklaruar Çitaku. /Lajmi.net/