Kurti, Gërvalla, Kusari-Lila dhe përfaqësues të komuniteteve arrijnë në takimin e thirrur nga Haxhiu

Në objektin e presidencës së Kosovës par pak minutave kanë arritur disa nga kryetarët e subjekteve politike në vend. Në takimin që thirri ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu shkuan vetëm i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Gërvalla nga Guxo dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa. Po ashtu aty po marrin pjesë edhe përfaqësues…

Lajme

18/08/2026 09:07

Në objektin e presidencës së Kosovës par pak minutave kanë arritur disa nga kryetarët e subjekteve politike në vend.

Në takimin që thirri ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu shkuan vetëm i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Gërvalla nga Guxo dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Po ashtu aty po marrin pjesë edhe përfaqësues nga partitë politike të komuniteteve në Kosovë.

Këtij takimi i thanë jo, partitë politike si PDK, LDK dhe Aleanca.

Të njëjtit deklaruan se Haxhiu është thjesht deputete e betuar e Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/