Avni Dehari rrëfen dhimbjen për humbjen e dy djemve: Arbnori sapo kishte mbaruar fakultetin, Astriti ishte absolvent, të dy e kishin jetën përpara

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë për “Pressing One”, ka folur për vdekjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Ai tha se ishte shumë i afërt me dy djemtë, tashmë të ndjerë, dhe të dy e kishin jetën përpara. “Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe…”,…

Lajme

17/08/2026 23:11

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, në një rrëfim të rrallë për “Pressing One”, ka folur për vdekjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit. Ai tha se ishte shumë i afërt me dy djemtë, tashmë të ndjerë, dhe të dy e kishin jetën përpara.

“Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe…”, tha Dehari në Pressing One.

“Arbnori ra prej katit të pestë të banesës…Fatkeqësia më e madhe është që prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet të bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura…Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh, pastaj edhe sikur të mos jetë ashtu, edhe është ashtu, por ki drejt të mendosh…”, vijoi Dehari.

“Nuk është mbyllë si duhet”, tha ai, kur u pyet për epilogun e Arbnorit nga ana e drejtësisë.

“Për neve ka qenë shok, tepër e rëndë”, shtoi ai.

“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent e kishin jetën përpara…”, shtoi Dehari.

Ai tha se ka qenë shumë i afërt me të dy, “kemi biseduar shumë shlirë”.