Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autostradë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit. Ministria…

Lajme

17/08/2026 21:26

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për kufizime, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.

Kufizimet e përkohshme lidhen me temperaturat e larta dhe synojnë mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet. /Lajmi.net/