“Ky është krim”, Haradinaj: Po i shesim qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blejmë rrymë
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova. Haradinaj ka rikujtuar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe më herët, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po shfrytëzohet pasuria energjetike e Kosovës. “Ne blejmë rrymë…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.
Haradinaj ka rikujtuar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe më herët, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po shfrytëzohet pasuria energjetike e Kosovës.
“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga KEK-u që të publikojë kontratën dhe vlerën e shitjes së qymyrit, ndërsa ka kërkuar transparencë edhe për çmimin me të cilin Kosova e blen energjinë elektrike nga Maqedonia e Veriut.
Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë se ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces, duke e cilësuar atë si “krim”.
Në fund, ai ka kërkuar që çështja të mos kalojë në heshtje dhe që të bëhen publike të gjitha të dhënat financiare lidhur me kontratën. /Lajmi.net/