Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh, gjatë kontrollit në Leposaviq i gjenden 45 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit me inicialet I.S., i lindur në vitin 1985, është bërë më 17 gusht në Jarinjë, në kuadër të hetimeve për një rast të mëhershëm, shkruan lajmi.net. Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe…

Lajme

17/08/2026 18:46

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit me inicialet I.S., i lindur në vitin 1985, është bërë më 17 gusht në Jarinjë, në kuadër të hetimeve për një rast të mëhershëm, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Leposaviq.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës.

Ndërkohë, si provë materiale lidhur me rastin e falsifikimit të dokumenteve, është sekuestruar edhe një telefon personal i tipit REDMI 5G.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Policia ka njoftuar se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë. /Lajmi.net/