LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Haziri: Ajo është vetëm deputete e VV-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë në takim Albulena Haxhiut. Kështu konfirmoi për Klankosova.tv nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. “Ajo është vetëm deputete e VV-së në legjislaturën e XI-të”, deklaroi ai. Haxhiu në rolin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, i ka çuar ftesë për takim liderëve të partive politike. Takimi është caktuar…

Lajme

17/08/2026 18:14

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë në takim Albulena Haxhiut.

Kështu konfirmoi për Klankosova.tv nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

“Ajo është vetëm deputete e VV-së në legjislaturën e XI-të”, deklaroi ai.

Haxhiu në rolin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, i ka çuar ftesë për takim liderëve të partive politike.

Takimi është caktuar të mbahet nesër më 18 gusht në ora 09:00.