Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Vezir (Ramush) Hazirajt, i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Masa e paraburgimit është caktuar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe llogaritet nga 15 gushti, kur Haziraj u arrestua, deri më 13 shtator 2026. Sipas aktvendimit, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet më 10…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Vezir (Ramush) Hazirajt, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Masa e paraburgimit është caktuar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe llogaritet nga 15 gushti, kur Haziraj u arrestua, deri më 13 shtator 2026.
Sipas aktvendimit, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet më 10 gusht, ndërsa ndaj të dyshuarit po zhvillohen hetime për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Vendimi për paraburgim është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më 16 gusht, ku gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase. /Lajmi.net/
