Hapja e Urës së Ibrit, Osmani: Hap historik drejt luftimit të tëndencave të Serbisë për gllabërim territoresh
Ish-Presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së Vjosa Osmani ka shkruar pas hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimit të përgjegjësive te Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se këto janë zhvillime të mrëseardhura, që sipas saj ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë. “Për më…
Lajme
Ish-Presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së Vjosa Osmani ka shkruar pas hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimit të përgjegjësive te Policia e Kosovës.
Ajo ka thënë se këto janë zhvillime të mrëseardhura, që sipas saj ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë.
“Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës. Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për të arritur deri këtu, në veçanti ka përmendur Policinë e Kosovës, që ka thënë se vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: