Aksident në Malishevë – Shoferi me shpejtësi të madhe godet katër vetura dhe një zyrtar policor, ky i fundit lëndohet rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Malishevë. I dyshuari i cili është arrestuar, dyshohet se me shpejtësi të madhe ka goditur katër vetura dhe më pas zyrtarin policor, i cili po rregullonte komunikacionin. Lëndime të rënda trupore ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pesë meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Malishevë.
I dyshuari i cili është arrestuar, dyshohet se me shpejtësi të madhe ka goditur katër vetura dhe më pas zyrtarin policor, i cili po rregullonte komunikacionin.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pesë meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë / 16.08.2026 – 20:20. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë nga shpejtësia e madhe ka goditur katër vetura dhe më pas zyrtarin policor, i cili ishte duke rregulluar komunikacionin. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pesë meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raport 24 orësh. /Lajmi.net/