I dehur sulmoi policët në Shtërpcë, dëmtoi derën e stacionit dhe përfundoi në mbajtje
Një person është arrestuar në Shtërpcë, në orët e para të së dielës. Ai nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar derën e një zyre dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim…
Lajme
Një person është arrestuar në Shtërpcë, në orët e para të së dielës.
Ai nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar derën e një zyre dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtërpcë /16.08.2026 – 01:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. I dyshuari në stacion policor kishte demoluar dhe dëmtuar derën e një zyre dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/