Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua dje gjatë punës: Derisa po lëvizte në zonën e eskavatorit, pësoi një aksident të rëndë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë punonjësi i KEK-ut, Haxhi Gojnovci. I ndjeri ishte i moshës 58 vjeçare nga Lismiri i Fushë Kosovës, ishte punonjës i KEK-ut dhe i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ). “Më 16.08.2026, gjatë…

Lajme

17/08/2026 09:42

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë punonjësi i KEK-ut, Haxhi Gojnovci.

I ndjeri ishte i moshës 58 vjeçare nga Lismiri i Fushë Kosovës, ishte punonjës i KEK-ut dhe i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).

“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij. Haxhi (Selatin) Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga data 15.11.1985 dhe, për më shumë se katër dekada, dha një kontribut të çmuar profesional në Korporatë. Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite”, ka njoftuar KEK-u.

Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“Për kohën dhe vendin e varrimit, opinioni do të njoftohet sapo të përfundojnë procedurat përkatëse mjeko-ligjore dhe veprimet e tjera të nevojshme nga organet kompetente. I përjetshëm qoftë kujtimi për Haxhi (Selatin) Gojnovci”, ka njoftuar KEK-u. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: