PDK: Edhe sot jemi para Qeverisë, Kurti të vijë në Kuvend
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës së Qeverisë. Përmes një postimi në Facebook, PDK i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të hapë rrugën për krijimin e institucioneve të reja. “Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës së Qeverisë.
Përmes një postimi në Facebook, PDK i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të hapë rrugën për krijimin e institucioneve të reja.
“Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.