Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë
Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan Celinës një nga figurat e shquara të futbollit vendor. Ademi përmes një postimi në Facebook tha se Celina la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta, pas një sëmundjeje të shkurtër,…
Sport
Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan Celinës një nga figurat e shquara të futbollit vendor.
Ademi përmes një postimi në Facebook tha se Celina la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta, pas një sëmundjeje të shkurtër, të Erdogan Celinës, një prej figurave më të shquara dhe më të respektuara të futbollit të Kosovës, një futbollist ikonë dhe një njeri i jashtëzakonshëm, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.Erdogani i përkiste brezit të artë të futbollit të Kosovës, një gjenerate që me talentin, karakterin dhe dashurinë për futbollin ndërtoi kapituj të rëndësishëm të historisë së këtij sporti. Si futbollist, ai mbrojti me krenari ngjyrat e Prishtinës dhe ishte pjesë e Trepçës në periudhën e saj historike, duke qenë pjesë edhe e finales së Kupës së Jugosllavisë në vitin 1978”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë: