Dyshohet se ushtronin veprimtari ortoprotetike pa licencë, ndalohen dy persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, ka realizuar një inspektim në një lokacion në Prishtinë, lidhur me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencën përkatëse. Sipas Policisë, gjatë inspektimit është konstatuar dyshimi për ofrim…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, ka realizuar një inspektim në një lokacion në Prishtinë, lidhur me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencën përkatëse.
Sipas Policisë, gjatë inspektimit është konstatuar dyshimi për ofrim të shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore.
“Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Inspektorati kompetent ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar intervistimin e dy personave të dyshuar.
“Me urdhër të të cilit dy persona të dyshuar, shtetas të huaj, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”, njofton Policia.
Pas përfundimit të procedurave, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit.
“Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente për procedura të mëtejme ligjore. /Lajmi.net/