Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë vetëm në autoudhë dhe do të jetë në fuqi…

Lajme

16/08/2026 18:18

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë vetëm në autoudhë dhe do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

“Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

“Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime”, njoftoi ministria.

Nga ky kufizim do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë masën dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në fund të njoftimit. /Lajmi.net/