Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë zjarri sot në Pejë – Prokuroria jep detaje
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Lajmin për këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. Ai pak orë më parë ka thënë se i dyshuari është në arrati. “Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
Ai pak orë më parë ka thënë se i dyshuari është në arrati.
“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë ka të shtëna me armë, Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion, aty është takuar viktima i cili është sulmuar por fatmirësisht nuk kemi persona të lenduar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të personit të dyshuar”, tha Rugova..
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar për lajmi.net se i dyshuari është arrestuar.
“Personi qe dyshohet se ka shtene sot me arme zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosoves dhe intervistimit eshte ndaluar per 48 ore me urdher te prokurorit te shtetit”, ka thënë Nikçi. /Lajmi.net/