Kurti pas zjarrit në një hotel në Vlorë: Jemi të tronditur, po e monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi janë lënduar katër shtetas të Kosovës si pasojë e djegies së një hoteli në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se tre nga ta po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë, shkruan lajmi.net. ‘Jemi të tronditur nga…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi janë lënduar katër shtetas të Kosovës si pasojë e djegies së një hoteli në Vlorë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se tre nga ta po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë, shkruan lajmi.net.
‘Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.
Zjarri ka përfshirë në orët e hershme të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku, sipas njoftimeve paraprake, janë lënduar gjashtë pushues – pesë shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni.
Pesë nga të lënduarit janë transportuar për trajtim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa një person po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.
Sipas Policisë shqiptare, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental dhe është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: