KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale brenda pak orësh, kontrollet vazhdojnë në Bardhosh e Prugovc

KRU “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të specializuara në terren janë identifikuar katër lidhje ilegale brenda vetëm pak orësh. Kontrollet janë zhvilluar në zonat e Bardhoshit dhe Prugovcit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e kyçjeve të paautorizuara në rrjet. Sipas KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale përbëjnë shkelje të rregullave dhe mund të shkaktojnë humbje në…

Lajme

16/08/2026 13:13

KRU “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të specializuara në terren janë identifikuar katër lidhje ilegale brenda vetëm pak orësh.

Kontrollet janë zhvilluar në zonat e Bardhoshit dhe Prugovcit, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e kyçjeve të paautorizuara në rrjet.

Sipas KRU “Prishtina”, lidhjet ilegale përbëjnë shkelje të rregullave dhe mund të shkaktojnë humbje në rrjet.

“Ekipet e KRUP do të vazhdojnë kontrollet për të zbuluar dhe parandaluar çdo keqpërdorim, duke kontribuar në një furnizim më të sigurt dhe në respektimin e rregullave nga të gjithë konsumatorët.

KRU” Prishtina” u bën thirrje qytetarëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i sigurisë dhe dëmtimi i rrjetit”, thuhet në Facebook.