“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët”, Çitaku: Kjo është fotografia e një Republike që po mbahet peng

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar nga Kuvendi i Kosovës, ku partia e saj po mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive. Çitaku ka publikuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit, duke thënë se dyert e këtij institucioni janë të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët. “Dyert e Kuvendit të…

Lajme

16/08/2026 11:29

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar nga Kuvendi i Kosovës, ku partia e saj po mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive.

Çitaku ka publikuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit, duke thënë se dyert e këtij institucioni janë të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët.

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, ka shkruar Çitaku.

PDK ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sot nga ora 11:00, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti më i madh parlamentar, që të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit. /Lajmi.net/