Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë, FSK-ja konstaton se nuk ishte i tillë

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Rasti është raportuar më 15 gusht, rreth orës 14:30. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas raportimit për mjetin e dyshuar shpërthyes, policia ka siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e njësitit për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës…

Lajme

16/08/2026 09:06

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Rasti është raportuar më 15 gusht, rreth orës 14:30.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas raportimit për mjetin e dyshuar shpërthyes, policia ka siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e njësitit për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Është raportuar se është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes deri sa ka dalë njësiti për deminim i FSK-së”, thuhet në raport.

Pas ekzaminimit, njësiti për deminim ka konstatuar se objekti nuk ishte mjet shpërthyes.

“Kanë konstatuar se nuk kishte mjet shpërthyes”, thuhet më tej në raport. /Lajmi.net/