Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person – dy të dyshuar në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë. Rasti është raportuar rreth orës 22:00, ndërsa pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën të plagosur me armë zjarri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar…

Lajme

16/08/2026 08:45

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë.

Rasti është raportuar rreth orës 22:00, ndërsa pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën të plagosur me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuar për rastin janë dy meshkuj kosovarë, të cilët pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati.

“Dy të dyshuar janë dy meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjenden në arrati”, thuhet më tej në raport.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/